
Përdorni bllokun e butonave në ekran
Për të hapur tastierën alfanumerike tradicionale, kthejeni telefonin në modalitetin
panoramë.
1 Butoni i mbylljes
2 Butonat e karaktereve
3 Butoni i buzëqeshjes - Kjo mund të mos jetë e disponueshme në të gjitha gjuhët.
4 Butoni i hapësirës
Shkrimi i tekstit
23

5 Butoni i ndërrimit - Ndryshon shquarsinë e karakterit. Kjo mund të mos jetë e
disponueshme në të gjitha gjuhët.
6 Butoni i opsioneve të futjes - Aktivizoni ose çaktivizoni futjen e tekstit të
parashikuar, ndryshoni gjuhën e shkrimit ose kaloni në tastierën në ekran.
7 Butoni i simbolit - Shkruani një karakter të veçantë.
8 Butoni i modalitetit të karaktereve/numrave - Ndryshoni midis karaktereve dhe
numrave.
9 Butoni i hapësirës prapa - Fshin një karakter.
Mbyllja e bllokut të butonave
Rrëshqisni poshtë në bllokun e butonave. Gjithashtu ju mund të zgjidhni dhe të mbani
të shtypur butonin e mbylljes.
Kthimi me anë të tastierës
Kthejeni telefonin në modalitetin peizazh.