Nokia Asha 305 - Përdorimi i ekranit me prekje

background image

Përdorimi i ekranit me prekje
Për të përdorur telefonin, trokitni ose trokitni dhe mbani ekranin me prekje.

Hapja e një aplikimi ose elementi
Trokitni aplikimin ose elementin

Trokitni dhe mbani të shtypur për të parë më shumë opsione.
Vendosni gishtin mbi një element deri sa të hapet menyja.

14

Përdorimi bazë

background image

Shembull: Për të modifikuar ose fshirë një takim në kalendar, mbani të shtypur

takimin dhe më pas zgjidhni opsionin që dëshironi.

Goditja fort
Vendosni gishtin tuaj në ekran dhe më pas rrëshqiteni në drejtimin që dëshironi.

Shembull: Rrëshqisni majtas ose djathtas ndërmjet ekraneve kryesore ose kur

shfletoni fotografitë. Për të lëvizur shpejt në një listë të gjatë ose meny, rrëshqisni

shpejt gishtin lart ose poshtë ekranit dhe më pas ngrini gishtin. Për të ndaluar lëvizjen,

trokitni në ekran.

Zmadhimi ose zvogëlimi
Vendosni dy gishta mbi një artikull, si një hartë, fotografi ose faqe uebi, dhe rrëshqisni

gishtat duke i ndarë ose bashkuar.

Përdorimi bazë

15