Dërgimi i një mesazhi
Mbani lidhje me familjen dhe shokët tuaj me anë të mesazheve me tekst dhe
multimedia.
Mesazheri
21
1 Zgjidhni
mesazheri
dhe .
2 Për të shtuar një kontakt si marrës, zgjidhni . Ju mund të shkruani gjithashtu
numrin e telefonit.
3 Shkruani mesazhin tuaj në kutinë e tekstit.
Këshillë: Për të përfshirë një bashkëngjitje, si fotografi ose video, zgjidhni
>
fut përmbajtje
.
4 Zgjidhni
.
Nëse kërkohet, zgjidhni cilën kartë SIM do të përdorni.
Dërgimi i një mesazhi me një bashkëngjitje, si fotografi ose video, mund të jetë më i
shtrenjtë sesa dërgimi i një mesazhi normal me tekst. Për më shumë informacion,
kontaktoni ofruesin tuaj të shërbimit të rrjetit.
Ju mund të dërgoni mesazhe me tekst që e kalojnë kufirin e karaktereve për një
mesazh të vetëm. Mesazhet që e kalojnë kufirin dërgohen si dy ose më shumë
mesazhe. Tarifa e ofruesit tuaj të shërbimit mund të jetë në përputhje me numrin e
mesazheve.
Shkronjat me thekse, shenjat e tjera ose disa opsione të gjuhës, zënë më shumë
hapësirë duke e kufizuar numrin e karaktereve që mund të dërgohen në një mesazh
të vetëm.
Nëse elementi që futni në një mesazh multimedia është shumë i madh për rrjetin,
pajisja mund ta zvogëlojë automatikisht madhësinë.
Vetëm pajisjet e përputhshme mund të marrin dhe të shfaqin mesazhe multimedia.
Mesazhet mund të shfaqen ndryshe në pajisje të ndryshme.