
Kopjoni përmbajtjen ndërmjet telefonit tuaj dhe kompjuterit
Ju mund të përdorni një kabllo USB për të kopjuar fotografitë tuaja dhe përmbajtje
të tjera ndërmjet telefonit tuaj dhe një kompjuteri.
1 Lidhni telefonin tuaj me një kompjuter të përputhshëm me anë të një kablloje
USB.
2 Zgjidhni një modalitet.
Nokia Suite — Përdorni këtë modalitet nëse Nokia Suite është i instaluar në
kompjuterin tuaj.
transf. media — Përdorni këtë modalitet nëse Nokia Suite nuk është i instaluar
në kompjuterin tuaj. Mund të përdorni po ashtu këtë modalitet nëse doni të lidheni
me një sistem argëtimi në shtëpi.
ruajtje masive — Përdorni këtë modalitet nëse Nokia Suite nuk është i instaluar
në kompjuterin tuaj. Telefoni shfaqet si pajisje e lëvizshme në kompjuterin tuaj.
Sigurohuni që në telefon të jetë një kartë kujtese.
Mund të përdorni po ashtu këtë modalitet nëse doni të lidhni telefonin tuaj te
pajisje të tjera, si stereo shtëpie ose makine.
3 Për të kopjuar përmbajtjen, përdorni Nokia Suite ose menaxherin e skedarëve të
kompjuterit.