
Rreth Bluetooth
Zgjidhni
cilësimet
>
lidhshmëria
>
Bluetooth
.
Mund të lidheni me valë me pajisje të tjera të përputhshme, si telefona, kompjuterë,
kufje dhe sete makinash.
Mund ta përdorni lidhjen për të dërguar elemente nga telefoni juaj dhe për të kopjuar
skedarë nga kompjuteri juaj.
Përderisa pajisjet me teknologjinë Bluetooth me valë komunikojnë duke përdorur valë
radioje, ato nuk nevojiten të jenë në vijë të drejtpërdrejtë shikimi. Sidoqoftë, ato duhet
vetëm të jenë të shumtën 10 metra (33 këmbë) larg njëra-tjetra, megjithëse lidhja
mund të ketë ndërhyrje nga pengesa të tilla si muret ose nga pajisjet e tjera
elektronike.
Kur telefoni juaj është i kyçur, mund të lidheni vetëm me një pajisje të çiftëzuar që
është cilësuar në
lidhje auto
.
Këshillë: Për të aktivizuar ose çaktivizuar shpejt Bluetooth, rrëshqisni poshtë nga
kreu i ekranit dhe më pas zgjidhni ose .
Shënim: Në disa vende mund të ketë kufizime për përdorimin e teknologjisë
Bluetooth. Për shembull, në Francë, lejoheni të përdorni teknologjinë Bluetooth
vetëm në mjedise të brendshme. Pas 1 korrikut 2012, do të tërhiqet kufizimi për
përdorimin në mjedise të brendshme të teknologjisë Bluetooth të këtij produkti në
Francë. Për informacion të mëtejshëm, kontaktoni me autoritetet vendore.
26
Lidhja