
Rreth aplikimit Hartat
Zgjidhni
hartat
.
Hartat ju tregojnë se çfarë ka në afërsi dhe ju ndihmojnë të planifikoni itinerarin tuaj.
Ju mund të:
•
Shikoni se ku jeni në një hartë
•
Planifikoni një itinerar për te një vend në afërsi
•
Kërkoni për një vend ose adresë dhe ruajeni
•
Dërgoni vendndodhjen tuaj ose një vend te një shok në një mesazh tekst
Telefoni juaj mund të ketë një kartë kujtese me hartat e parangarkuara për vendin
tuaj. Sigurohuni që karta e kujtesës është në telefonin tuaj para se të përdorni Hartat.
Përdorimi i shërbimeve ose shkarkimi i përmbajtjes mund të shkaktojë transferimin
e sasive të mëdha të të dhënave, që mund të sjellë kosto të trafikut të të dhënave.
Ky shërbim mund të mos jetë i disponueshëm në të gjitha vendet ose rajonet dhe
mund të ofrohet vetëm në gjuhë të zgjedhura. Shërbimi mund të varet nga rrjeti. Për
më shumë informacion, kontaktoni ofruesin tuaj të shërbimit të rrjetit.
Përmbajtjet e hartave dixhitale mund të jenë ndonjëherë jo të sakta dhe jo të plota.
Kurrë mos u mbështetni vetëm në përmbajtjen ose shërbimin për komunikimet
thelbësore, si në urgjenca mjekësore.