
Futni një kartë SIM kryesore dhe baterinë
Shënim: Fikni pajisjen dhe shkëpusni ngarkuesin dhe çdo pajisje tjetër para se të
hiqni ndonjë nga kapakët. Gjatë ndërrimit të ndonjë kapaku, përpiquni që të mos
prekni elementet elektronike. Pajisjen mbajeni dhe përdoreni gjithmonë me kapakë
të bashkëngjitur.
I rëndësishëm: Kjo pajisje është projektuar për t'u përdorur vetëm me një kartë SIM
standarde (shikoni figurën). Përdorimi i kartave SIM jo të përputhshme mund të
dëmtojë kartën ose pajisjen dhe mund të dëmtojë të dhënat e ruajtura në kartë. Ju
lutemi këshillohuni me operatorin tuaj celular për përdorimin e një karte SIM që ka një
prerje mini-UICC.
I rëndësishëm: Gjithmonë hiqeni baterinë para se të futni ose hiqni kartën SIM, që
të parandaloni dëmtimin e kartës.
Ky telefon është parashikuar të përdoret me një bateri BL-4U. Përdorni gjithmonë
bateri origjinale Nokia.
Nëse keni vetëm një SIM, vendosni kartën në mbajtësen e brendshme të SIM.
Karta SIM dhe kontaktet e saj mund të dëmtohen lehtësisht nga gërvishtjet ose
përkuljet, kështu që kujdes kur e mbani, e futni ose e hiqni kartën.
1 Vendosni thoin në të çarën në anën e djathtë të telefonit dhe më pas ngrini dhe
hiqni me kujdes kapakun e pasmë (1).
2 Nëse bateria është në telefon, ngrijeni (2).
Fillimi
7

3 Rrëshqisni SIM poshtë skedës metalike (3). Sigurohuni që zona e kontaktit e
kartës të jetë e drejtuar poshtë dhe që skeda të mbajë kartën SIM në vendin e
duhur (4).
4 Përshtatni kontaktet e baterisë, shtyni baterinë (5) dhe më pas rivendosni
kapakun e pasmë (6).
8
Fillimi