
Futja ose heqja e kartës së kujtesës
Përdorni vetëm karta microSD të përputhshme, të miratuara nga Nokia për përdorim
me këtë pajisje. Kartat që nuk përputhen mund të dëmtojnë kartën dhe pajisjen dhe
mund të prishin të dhënat që ruhen në kartë.
Telefoni juaj mbështet karta kujtese me kapacitet deri në 32 GB.
Ju mund ta futni ose hiqni kartën e kujtesës pa e fikur telefonin.
Futja e një karte kujtese
1 Përdorni thoin për të hapur kapakun e folesë së kartës së kujtesës.
2 Shtyni kartën e kujtesës me zonën e kontaktit të drejtuar lart derisa të zërë vend.
3 Mbylleni mbulesën e folesë së kartës së kujtesës.
Heqja e kartës së kujtesës
I rëndësishëm: Mos e hiqni kartën e kujtesës kur është duke e përdorur një aplikim.
Heqja mund të dëmtojë kartën e kujtesës si dhe pajisjen dhe mund të prishë të dhënat
e ruajtura në kartë.
10
Fillimi

1 Hapni kapakun e folesë së kartës së kujtesës.
2 Shtyjeni kartën derisa të lirohet dhe më pas tërhiqeni jashtë.
3 Mbyllni kapakun.