
E drejta e autorit dhe njoftime të tjera
DEKLARATA E KONFORMITETIT
Me këtë deklaratë, NOKIA CORPORATION deklaron se ky produkt RM-766 është në përputhje me kërkesat themelore dhe
dispozitat e tjera përkatëse të direktivës 1999/5/EC. Një kopje e kësaj Deklarate të Konformitetit mund të gjendet në http://
www.nokia.com/global/declaration .
© 2012 Nokia. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Nokia, Nokia Connecting People dhe Navi janë marka tregtare ose marka tregtare të regjistruara të Nokia Corporation. Nokia
tune është shenjë zanore e Nokia Corporation. Emrat e tjerë të produkteve dhe të shoqërive të përmendura këtu, mund të
jenë marka tregtare ose emra tregtarë të pronarëve të tyre përkatës.
Ndalohet riprodhimi, transferimi, shpërndarja ose ruajtja e një pjese ose e të gjithë përmbajtjes së këtij dokumenti në
çfarëdolloj forme, pa lejen paraprake me shkrim të Nokia-s. Nokia zbaton një politikë të zhvillimit të vazhdueshëm. Nokia
ka të drejtën për të bërë ndryshime dhe përmirësime të produkteve që përshkruhen në këtë dokument, pa njoftim paraprak.
Includes RSA BSAFE cryptographic or security protocol software from RSA Security.
The Bluetooth word mark and logos are owned by the Bluetooth SIG, Inc. and any use of such marks by Nokia is under license.
Java is a trademark of Sun Microsystems, Inc.
Ky produkt është i licencuar nën Licencën e Portofolit të Patentës MPEG-4 Visual (i) për përdorim personal dhe jotregtar në
lidhje me informacionet që janë koduar në përputhje me Standardin MPEG-4 Visual nga një klient i përfshirë në aktivitet
personal dhe jotregtar dhe (ii) për përdorim në lidhje me videon MPEG-4 të siguruar nga një ofrues i licencuar i videos. Asnjë
licencë nuk jepet apo të nënkuptojë për përdorim tjetër. Informacione të tjera, përfshirë informacione në lidhje me
përdorimet reklamuese, të brendshme dhe tregtare, mund të merren nga MPEG LA, LLC. Shikoni http://www.mpegla.com.
E drejta e autorit dhe njoftime të tjera
41

Në shkallën maksimale të lejuar nga ligji në fuqi, Nokia ose licensuesit e saj nuk do të jenë në asnjë rast përgjegjës për
humbjen e të dhënave ose të të ardhurave ose për çfarëdolloj dëmtimi të veçantë, të rastësishëm, rrjedhimor ose të
tërthortë, sido që të jetë shkaktuar.
Përmbajtja e këtij dokumenti ofrohet "pa ndryshim". Me përjashtim të rasteve kur kërkohet nga ligji në fuqi, nuk jepet asnjë
lloj garancie, e shprehur apo e nënkuptuar, duke përfshirë, por pa u kufizuar në garancitë e nënkuptuara të tregtueshmërisë
dhe të volitshmërisë për një qëllim të caktuar, në lidhje me saktësinë, rregullshmërinë ose përmbajtjen e këtij dokumenti.
Nokia rezervon të drejtën ta rishikojë këtë dokument ose ta tërheqë atë në çdo kohë, pa njoftim paraprak.
Disponueshmëria e produkteve, veçorive, aplikimeve dhe shërbimeve mund të ndryshojë sipas rajonit. Për informacion të
mëtejshëm, kontaktoni me shitësin e Nokia-s ose me ofruesin tuaj të shërbimit. Kjo pajisje mund të përmbajë artikuj,
teknologji ose programe që i nënshtrohen ligjeve dhe rregullave të eksportit nga SHB-ja dhe vendet e tjera. Ndalohet
shmangia nga këto rregulla në kundërshtim me ligjin.
Nokia nuk jep garanci ose nuk mban asnjë përgjegjësi për funksionalitetin, përmbajtjen ose mbështetjen e përdoruesit
përfundimtar për aplikimet e palëve të treta të ofruara me pajisjen tuaj. Me përdorimin e aplikimit, ju pranoni se aplikimi
është ofruar siç është. Nokia nuk bën përfaqësime, nuk jep garanci ose nuk mban asnjë përgjegjësi për funksionalitetin,
përmbajtjen ose mbështetjen e përdoruesit përfundimtar për aplikimet e palëve të treta të ofruara me pajisjen tuaj.
/Botimi 1.1 SQ
42
E drejta e autorit dhe njoftime të tjera